Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara
Situata në qarkun Korçë mbetet e vështirë, me problematikat kryesore të lidhura me rrëshqitjet e dherave dhe bllokimin e disa akseve rrugore. Në Bashkinë Pogradec, rrëshqitjet e dherave janë shqetësimi kryesor. Inxhinierët e Shërbimit Gjeologjik kanë inspektuar zonat e prekura, përfshirë fshatrat Cërravë dhe Dardhas ku janë evakuuar familje, si dhe zonën e rezervuarit të Stropckës. Priten raportet teknike për të përcaktuar ndërhyrjet e mëtejshme. Në Njësinë Administrative Trebinjë, rruga Dunicë mbetet e bllokuar për shkak të një rrëshqitjeje të madhe, ndërsa rruga e fshatit Malinë është jofunksionale. Ndërhyrja është e pamundur për momentin për shkak të kushteve të motit. Në Njësinë Administrative Proptisht, rruga Zall–Torra vijon të jetë e bllokuar. Në fshatin Verrri është riaktivizuar një rrëshqitje e ndodhur vite më parë. Sa i...
Burimi:
javanews.al