Moti i keq në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve

Moti i keq në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve

Moti i përkeqësuar në gjirin e Durrësit dhe në det të hapur ka sjellë pezullimin e përkohshëm të lundrimeve të anijeve të peshkimit. Një natë më parë u ndërpre gjithashtu edhe lundrimi i njërit prej trageteve në linjën Durrës–Bari. Burime zyrtare bëjnë me dije se kushtet e pafavorshme atmosferike, të shoqëruara me dallgë të larta dhe erë të fortë, e bëjnë të rrezikshme daljen në det, duke cenuar sigurinë e mjeteve lundruese. Sipas Autoritetit Portual, trageti që pezulloi lundrimin një natë më parë pritet të niset gjatë ditës së sotme, të hënën. Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje peshkatarëve të respektojnë njoftimet zyrtare dhe të shmangin lundrimin deri në përmirësimin e kushteve të motit. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe vendimi për rifillimin e...