Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Në zonat malore të qarkut të Vlorës priten reshje dëbore
Prej ditës së sotme vendi ynë është i përfshirë nga reshjet e shiut, të cilat priten të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile bëhet me dije se përveç shiut në zonat malore do të përfshihen edhe nga reshjet e dëborës. Kështu në zonat malore të qarkut të Vlorës, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe reshje dëbore. Njoftimi i plotë: Sipas parashikimit 5-ditor të motit të ardhur nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në periudhën 2 – 5 Janar 2026 parashikohen reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, ndërsa më datë 05 Janar 2026 reshje të dendura pritet të përfshijnë edhe Qarkun...