Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

Prefektura e Qarkut Korçë ka bërë të ditur se sipas të dhënave nga strukturat përgjegjëse të bashkive, nuk raportohen problematika të reja. Vijojnë punimet për neutralizimin e plotë të situatave të krijuara gjatë ditës së djeshme, ndërsa monitorimi në terren është i pandërprerë. Gjendja e akseve rrugore Segmenti Ersekë–Leskovik është i hapur dhe i kriposur. Në aksin Maliq–Kufi Gramsh ka reshje të imëta dëbore, ndërsa problem mbeten aluvionet në zonën e Lozhanit. Akset Libonik–Rëmbec–Plasë, Korçë–Voskopojë, Korçë–Ersekë dhe Zemblak–Dogorë–Goricë kanë pasur reshje bore; po punohet për pastrim dhe kriposje, ndërsa qarkullimi vijon normalisht. Në aksin Bilisht–Miras qarkullimi kryhet me goma dimërore. Segmentet K/Boboshticë–Dardhë dhe K/Lapidari Podgori–K/Podgori–Liqenas vijojnë me reshje bore; po kryhet pastrim dhe kriposje. Situata energjetike Aktualisht janë të stakuar 6 fidera, duke lënë pa...