Moti i keq/ Bien gurët në aksin Tamarë-Vermosh, mungesë energjie në Malësinë e Madhe

Moti i keq/ Bien gurët në aksin Tamarë-Vermosh, mungesë energjie në Malësinë e Madhe

Në territorin e Qarkut Shkodër, reshjet e dendura të shiut, erërat e forta dhe reshjet e borës kanë shkaktuar disa problematika, të cilat po monitorohen dhe trajtohen nga autoritetet lokale. Në disa zona janë krijuar vështirësi në kalimin e disa akseve rrugore dhe kanë ndikuar në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra. Bashkia Shkodër ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve në aksin Prekal-Kir, ku grupet e punës janë në terren për të zgjidhur situatën. Në Bashkinë Malësi e Madhe, po hasen probleme me furnizimin me energji elektrike në fshatrat Zagorë, Vrakë dhe Kelmend, ndërkohë që ekipet e riparimit po punojnë për të rikthyer shërbimin. Në aksin Bogë-Theth, për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi po kryhet vetëm me goma dimërore ose zinxhirë. Po...