Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Moti i keq/ Belinda Balluku: Situata në veri e përmirësuar, po monitorojmë jugun. Akset kombëtare të aksesueshme
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë të ditur se situata nga përmbytjet në veri është përmirësuar ndërsa në zona e jugut po ndiqet dhe monitorohet me vëmendje. Në një prononcim për mediat, ajo vuri në dukje se akset kombëtare janë të aksesueshme, ndërsa theksoi se ka akse rrugore rurale që janë pak më të vështira për t’u aksesuar. “Të gjitha ato zona të veriut që dje kanë pasur situatën ashtu si sot që po ndeshemi në jug për të vazhduar dhe për t’ui ndjekur pavarësisht se situata në veri është më e pëmirësuar dhe është konstante për momentin. Akset kombëtare janë të gjitha të aksesueshme, ka edhe akse rrugore rurale të cilat mund të jenë në një situatë pak më të vështirë....