Moti i keq, ARRSH: Ja akset që kanë probleme, shoferët të tregojnë kujdes
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për situatën e akseve rrugore në vend. Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës. Ndërkohë reshje dëbore ka pasur në zonën veriore, në lartësi mbi 1100 m, konkretisht në akset: Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë. Akset që kanë pasur probleme: Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës. Valare-Erind-Çajup (km 7+600): rrëshqitje aktive, aksi i bllokuar në këtë vend po punohet për hapjen. Korçë-Dardhë (km 9+00): shkarje anësore e trupit të rrugës, situata po monitorohet. Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit): shkarje masive aktive, zgjerim i çarjes rreth 10 cm. Librazhd-Qafë...
Burimi:
javanews.al