Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Moti i keq, anija me flamurin e Tanzanisë mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales në Lezhë
Vijon të mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales, në Lezhë, anija me flamur të Tanzanisë, si pasojë e dallgëve të forta që përfshinë Detin Adriatik një ditë më parë. Anija M/V “BESART”, me 6 persona në bord, ka qenë e ndaluar fillimisht në zonën e Kepit të Rodonit. Për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit dhe mosmbajtjes së spirancës, ajo ka devijuar drejt bregdetit të Lezhës, duke u zhvendosur fillimisht në drejtim të Kunës dhe më pas në afërsi të Tale 2, ku edhe përfundoi shumë pranë vijës bregdetare, duke mbetur e bllokuar në cekëtinë. Ndërhyrja për nxjerrjen e saj paraqitet e vështirë, për shkak të dallgëzimit ende të lartë në det, por edhe përmasave të anijes, që e bëjnë të komplikuar tërheqjen. Aktualisht, ekuipazhi...