Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

Reshjet e borës në Malin e Dajtit e ka bërë këtë fundjavë destinacion mjaft të kërkuar këtë të dielë për qytetarët e Tiranës, por jo vetëm. Kërkesa e lartë për ta vizituar atë ka dhënë efekte të menjëhershme edhe në trafik, ku disa akse të kryeqytetit kanë qenë tërësisht të bllokuara. Pamjet me radhë kilometrike të automjeteve i përkasin rrugës Xhanfize Keko, për të vijuar me rrethrrotullimin pranë Institutit të Shëndetit Publik, rrugën “Sotir Çaci” e “Shefqet Kuka”, që të lidhin me zonën e Dajtit. Kaos në lëvizjen e automjeteve pati dhe në rrugën “Myslym Keta”, që të lidh me rrugën e Arbrit, ku makinave iu desh më shumë se 1 orë për të përshkruar disa kilometra. Bllokimi i këtyre segmenteve rrugore shkaktoi radhë kilometrike...