Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Sipas parashikimit, pas orëve të pasdites pritet përmirësim i kushteve atmosferike, duke sjellë kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Reshje të dobëta shiu do të shfaqen nga mesdita deri në orët e pasdites, kryesisht në relievet malore të zonave lindore dhe jugore të vendit. Në mbrëmje, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s. Ndërkohë, deti paraqitet me valëzim të forcës 3...