Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mëngjesi i kësaj të mërkure (4 shkurt) i gjeti varkat e lundrimit dhe ato të peshkimit të ankoruara në spirancë. Dalja e tyre në det është ndaluar për shkak të nivelit të lartë të dallgëzimit, i paralajmëruar një ditë më parë nga meteorologët. Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, që përfshijnë erëra me intensitet të lartë dhe dallgëzim përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, Autoriteti Portual i Sarandës ka ndërprerë për ditën e sotme dhënien e lejeve dhe çdo dalje në det të mjeteve lundruese. Ndalimi përfshin mjetet turistike, peshkatoret dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit. Burime nga Kapiteneria e Portit të Sarandës bëjnë me dije se ky ndalim është...