MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

Përmes një spektakli fishekzjarresh dhe urimeve të shkëmbyera më parë, shqiptarët i kanë dhënë mirëseardhjen Vitit të Ri 2026. Mijëra qytetarë u janë drejtuar shesheve qëndrore pas mesnate, për të festuar orët e para të ndërrimit të viteve Ndërkohë mësohet se mijëra forca policore, zjarrfikës dhe mjekë të spitaleve rajonale janë në gadishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e festimeve. Më herët, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit bënë apel për shmangien e alkoolit kryesisht nga drejtuesit e mjeteve. Në planin e masave për çdo qytet është përfshirë mbajtja në kontroll e situatës në veçanti në sheshe publike dhe pranë restoranteve të cilat kanë organizuar aktivitete të ndryshme gjatë festës. Raportohet se fatmirësisht nuk është shënuar asnjë incident serioz gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve....