Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë
“Qendra e Botimeve të Diasporës pas unifikimit të kurrikulave dhe teksteve për diasporën, trajnimit të mësuesve, zhvillimit të programeve dhe integrimit të elementeve të dygjuhësisë dhe të mësimit përmes kulturës, kalon në një fazë të re, që garanton përmirësimin e rrugëtimit arsimor të nxënësve shqiptarë përmes gjuhës amtare në mënyrë të qëndrueshme, të standardizuar dhe certifikuar. Sipas të dhënave të kësaj qendre, janë regjistruar 326 shkolla/kurse ku mësohet shqip, rreth 850 mësues të gjuhës shqipe si dhe rreth 25,000 nxënës që aktualisht ndjekin mësimin e gjuhës shqipe. Në diasporën tonë, potenciali total i fëmijëve nga mosha 5-14 vjeç është 270 mijë nxënës dhe nga mosha 5-19 vjeç është 424 mijë nxënës, dhe mbetet ende i pashfrytëzuar. Shqipja nuk mund të jetë më gjuha që mësohet...
Burimi:
javanews.al