Ministrja e Shëndetësisë: Marrëveshje me Italinë për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe epidemiologjike

Ministrja e Shëndetësisë: Marrëveshje me Italinë për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe epidemiologjike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një takim me presidentin e Istituto Superiore di Sanità (ISS), prof. Rocco Bellantone, ku u diskutuan hapat konkretë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet ISS dhe Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë, me fokus në forcimin e sistemeve laboratorike, survejancën e sëmundjeve infektive dhe të rezistencës antimikrobiale (AMR), shëndetin mjedisor, si dhe monitorimin e sëmundjeve jo të transmetueshme. Një prioritet i veçantë ishte promovimi i qasjes “One Health” për adresimin e rezistencës antimikrobiale, përmirësimi i sistemeve të monitorimit për sëmundjet kronike dhe faktorët mjedisorë, si dhe investimi në programe të strukturuara trajnimi për profesionistët e rinj të shëndetit publik. Palët dakordësuan firmosjen brenda pak javësh të marrëveshjes së parë të bashkëpunimit mes IShP dhe ISS, si një...