Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, sot në 15 janar iu bëri thirrje të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë të konsiderojnë një rrugë karriere të jashtëzakonshme duke u bashkuar me Forcat e Armatosura të vendit. Ai nënvizon se mbetet vetëm pak më shumë se 24 orë për të aplikuar në thirrjen e re të Qendrës së Rekrutimit, duke theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të këtij afati. “Zgjedhja për të shërbyer në Forcat e Armatosura nuk është vetëm një karrierë premtuese, por edhe një eksperiencë që formon karakterin dhe aftësitë tuaja. Përveç trajnimeve fizike dhe profesionale, kjo rrugë ofron mundësinë për të kontribuar direkt në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit”, deklaron ministri Vengu. Stërvitja bazë për kandidatët e pranuar do të zhvillohet nga data 9 shkurt deri më...