Ministria e Mbrojtjes: Shkarkohet hidrocentrali i Fierzës, si paraqitet situata në të gjitha qarqet
Ministria e Mbrojtjes njofton se për shkak të reshjeve intensive të shiut dhe dëborës gjatë orëve të fundit, një pjesë e madhe e territorit të vendit është përfshirë nga problematika hidrologjike dhe infrastrukturore, duke bërë të nevojshëm edhe shkarkimin e hidrocentralit të Fierzës, si masë parandaluese për menaxhimin e prurjeve të shtuara ujore. Sipas njoftimit zyrtar, reshjet intensive të shiut dhe dëborës gjatë orëve të fundit kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të vendit, duke krijuar problematika të natyrës hidrologjike dhe infrastrukturore në disa qarqe. Situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Dibër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera problematikat janë më të kufizuara dhe të menaxhueshme. Ministria thekson se strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë...
Burimi:
javanews.al