Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimimeve kombëtare të arsimit bazë. Ministrja Mirela Kumbaro, ka bërë me dije me një postim në rrjetin social Facebook, se nxënësit do i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe më datë 19 qershor, testit në Matematikë më datë 25 qershor, dhe provimit në Gjuhën e Huaj më 30 qershor. Ndërsa provimi i Gjuhës amtare për nxënësit e pakicave kombëtare, do të mbahet më 22 qershor. Ministrja ju ka bërë thirrje nxënësve që të mos mbajnë me vete telefonat celularë, ndërsa u ka uruar suksese të gjithëve në rrugën e dijes. Provimet fillojnë në orën 10:00 dhe çdo provim zgjat 2 orë e 30 minuta. “Janë publike ️ datat e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë 19 qershor – Gjuhë Shqipe...