Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Besimtarët katolikë kanë marrë pjesë në meshën e shenjtë të Krishtlindjes, e mbajtur në mesnatë në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë, për të kremtuar lindjen e Jezus Krishtit. Mesha u drejtua nga kreu i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë–Durrës, Imzot Arjan Dodaj, i cili në mesazhin e tij theksoi rëndësinë e shpresës, dritës dhe besimit në një botë të përballur me pasiguri dhe konflikte. “Netët e mbara të historisë së njerëzimit nuk janë një dritë e fortë që imponon, por një dritë e butë që ndriçon rrugën e çdo njeriu. Ajo përshkon shekujt dhe arrin tek ne, këtu, sonte. Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor, sepse për ne ka lindur Shpëtimtari,” u shpreh Imzot Dodaj, duke iu referuar edhe realitetit të errët që shumë...