Mesazh për prodhimin shqiptar dhe Shqipërinë evropiane/ Gjergj Luca uron Vitin e Ri me punëtorët e tij (VIDEO)

Mesazh për prodhimin shqiptar dhe Shqipërinë evropiane/ Gjergj Luca uron Vitin e Ri me punëtorët e tij (VIDEO)

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka publikuar një video së bashku me punëtorët në kompaninë e tij,  ku përcjell një mesazh urimi për Vitin e Ri, duke vënë theksin te puna, prodhimi dhe vlerat shqiptare.  “Në Rozafa punojmë, prodhojmë, eksportojmë, fitojmë, debatojmë, protestojmë, vallëzojmë dhe gëzojmë… Gëzuar Vitin e Ri me prodhime shqiptare, gëzuar Shqipëria evropiane!”, shprehet Luca në mesazhin e tij.  Videoja, e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon një atmosferë pozitive mes stafit dhe drejtuesit të kompanisë, duke reflektuar frymën e bashkëpunimit dhe rëndësinë e industrisë vendase në zhvillimin ekonomik të vendit.  Me këtë urim, Gjergj Luca përcjell edhe një thirrje për mbështetjen e prodhimit shqiptar dhe për një Shqipëri që ecën drejt standardeve evropiane, përmes punës dhe eksportit.