Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

Vetëgjyqësia vijon të mbetet një nga plagët sociale më të ndjeshme në Shqipëri, duke mbajtur të izoluara dhjetëra familje. Për këtë temë u diskutua në emisionin e sotëm, 12 shkurt, në “Aldo Morning Shoë”, në Tv Klan, ku ishte i ftuar dhe Gjin Marku, Kryetar i Komitetit për Pajtimin Kombëtar. Marku u shpreh se aktualisht, rreth 250 familje jetojnë në ngujim, të privuara nga liria, arsimi dhe jeta normale për shkak të konflikteve të trashëguara dhe mungesës së zgjidhjeve përfundimtare. “Ke 250 familje të paktën, se mund të jenë dy-tre të tjera të kohëve të fundit që kanë probleme, që na kanë ardhur sinjalet. Por, mund të jenë 255 gjithsej, por 250 janë të sigurta që ato janë në ekstrem të marrëdhënieve mes tyre. I...