Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Kadastra e Vlorës do të zhvendoset në Tiranë. Vendimi është marrë nga drejtoria e përgjithshme e cila kërkon zhvendosjen brenda datës 31 janar. Në shkresën e firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kërkohet zhvendosja e strukturave të mbetura, të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, që ushtrojnë veprimtarinë në qytetin e Vlorës, në ambientet e godinës së ASHK me adresë rruga “Jordan Misja”, Tiranë. Zhvendosja e ambienteve të punës sipas pikës 1 të këtij urdhri të përfundojë brenda datës 31.01.2026. Ngarkohen Drejtoria Vendore e ASHK Vlorë, si dhe Drejtoria e Vlerësimit të Riskut dhe Sistemeve dhe Drejtoria e Investimeve dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme, për zbatimin e këtij urdhri.