Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit
Avokati i ri i Popullit, z. Endrit Shabani, mori sot zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij përpara Kuvendit të Shqipërisë, duke nisur ushtrimin e mandatit kushtetues që i është besuar. Prezantimi zyrtar i Avokatit të ri të Popullit përpara komisionerëve, administratës dhe stafit të institucionit u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, z. Genci Gjonçaj, në përputhje me procedurat kushtetuese dhe në frymën e vijimësisë institucionale. Zgjedhja e drejtuesit të ri vjen në një moment të rëndësishëm për institucionin dhe për vendin, ndërsa Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit evropian–një proces ku respektimi dhe garantimi i lirive e të drejtave të njeriut përbën një vlerë qendrore dhe një standard të patjetërsueshëm. Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson kontributin...