Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

Mediat italiane po i kushtojnë mjaft vëmendje investimit të Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner në ishullin e Sazanit. Pas RAI 3 që i kishte kushtuar një reportazh në emisionin e njohur “EstOvest” edhe rrjeti më i madh Mediaset ka kthyer sytë nga Sazani. Është emisioni “Realpolitik” që transmetohet çdo të mërkurë në “Rete4” që ka dërguar një grup xhirimi në ishullin e shkretë. Reportazhi mban titullin “Trumpët blejnë një ishull përballë Italisë”. (Shiko KETU videon e plotë) Gazetari Dario Artale ka lundruar drejt Sazanit, por është detyruar të kthehet mbrapsht për shkak se persona në breg i komunikuan se “kjo mbetet një zonë ushtarake dhe është e hapur vetëm gjatë verës”. Në reportazh jepen të dyja anët e medaljes. Fillimisht thuhet se...