Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
Mes brigjeve të Mesdheut, ku valët përplasen me historinë dhe kulturën, një vend i vogël po ngjitet me shpejtësi në hartën e destinacioneve më të kërkuara për pushime. Shqipëria është cilësuar nga ekspertët e turizmit si një nga destinacionet më mahnitëse dhe autentike për vitin 2026, duke u renditur krahas Austrisë, Japonisë, Indisë, Egjiptit, Kosta Rikës dhe Anglisë Veriore. Sipas artikullit të botuar në përditshmen britanike “Which?”, një udhëtim me anije prej 600 miljesh në Nil, një tur rreth pamjeve romake të Mbretërisë së Bashkuar dhe një prezantim i Shqipërisë ishin ndër turet më të njohura të kompanive më të mira të pushimeve. Mijëra turistë kanë vlerësuar rreth 100 operatorë turistikë, duke renditur shtatë prej tyre si më të mirët në ofrimin e çdo lloj pushimi – nga...
Burimi:
javanews.al