Media australiane rekomandon Shqipërinë: Ofron kuzhinë të larmishme dhe histori të pasur

Media australiane rekomandon Shqipërinë: Ofron kuzhinë të larmishme dhe histori të pasur

Në një kohë që turistët synojnë të zgjerojnë horizontet e tyre të udhëtimit në vitin 2026, ekspertët australianë të udhëtimit rekomandojnë destinacione që kanë tërhequr vëmendjen dhe interesin e një numri në rritje vizitorësh, si Shqipëria. E përditshmja australiane “9Travel” ka renditur destinacionet kryesore për t’u vizituar në vitin 2026, ku veç Shqipërisë rekomandohet edhe Sri Lanka, Meksika dhe Arabia Saudite. Sipas ekspertëve të udhëtimeve, kjo perlë e Ballkanit vazhdon të jetë nën radarin e shumicës së turistëve australianë. Sipas tyre, çmimet e përballueshme dhe mikpritja e ngrohtë e vendit janë pikat kryesore pozitive. Riviera Shqiptare është dukshëm më e lirë se vendet homologe të saj të Europës Perëndimore, me një kuzhinë të larmishme dhe një histori të pasur. Ndaj rekomandojnë të vizitohen qytete si...