Medalje e artë për gjimnazistët me 10-ta, Rama: Jeni shembuj frymëzimi për shoqërinë

Medalje e artë për gjimnazistët me 10-ta, Rama: Jeni shembuj frymëzimi për shoqërinë

Në Kryeministri është mbajtur sot më datë 23 dhjetor 2025, ceremonia e dhënies “Medalja e artë” për gjimnazistët me 10-ta në vend. Rama ndau medaljet, duke thënë se gjimnazistët e shkëlqyer janë një shembull frymëzimi për shoqërinë. “Kjo sallë tani ka më shumë tru se asnjëherë tjetër. Është një ceremoni tradicionale, që zhvillohet çdo fundvit. Është një nder për mua, që të vlerësoj rezultatet e njerëzve si ju. Shembujt janë shumë të rëndësishëm, që ta na nxisin që të ecim përpara në jetë. Shembulli juaj e bën shoqërinë më të mirë. Ju jeni shembuj frymëzues për shoqërinë, por edhe për mua personalisht dhe u jam mirënjohës për këtë”, tha Rama. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro gjithashtu ka përgëzuar gjimnazistët për rezultatet e tyre, duke u shprehur...