Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

Njësitë speciale RENEA dhe EKAM e Greqisë zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, duke konsoliduar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit. Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e efektivëve të RENEA-s, duke theksuar se ata janë simbol i disiplinës, kurajos dhe sakrificës, duke u vendosur në vijën e parë për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve. ”RENEA dhe EKAM, dy njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi gjatë një stërvitje të përbashkët në Tiranë. Djem dhe burra profesionistë që mbrojnë jetën me jetë e janë kudo ku ka një rrezik ndaj rendit e sigurisë së qytetarëve”, u shpreh Rama duke sjellë pamje nga ky bashkëpunim. Stërvitja e përbashkët nuk ka vetëm karakter praktik, por është pjesë...