Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës
Jo se janë “dembelë”, por shumë të rinj e kanë të vështirë kapërcimin nga universiteti drejt tregut të punës. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, 14.2% e të rinjve në Shqipëri ishin të papunë në tremujorin e fundit të vitit nga 12.8% që ishte gjatë sezonit veror. “Papunësia tek të rinjtë vazhdon të ndjekë një trend të lartë. Pavarësisht luhatjeve që ka në baza tremujore, ajo mbetet problematike dhe lidhet me një sërë faktorësh. Ndër më kryesorët është kapërcimi nga universiteti drejt tregut të punës, ku për shumë të rinj mundësitë janë ende të kufizuara.” Kloinda Vjerdha, ekspert për punësimin. Përpos kësaj vjen edhe efekti i mosdeklarimit të pagës për shumë të rinj që punojnë. Sipas të dhënave nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, nga rreth...
Burimi:
javanews.al