Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare në nderim të Kryepiskopit të lumur Anastas, i ftuar nga Kryepiskopi Elpidofor i cili e priti në aeroport së bashku me disa klerikë të tjerë. Më 1 mars 2026, të Dielën e Orthodhoksisë, Kryepiskopi Joan drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Shën Ekaterinës në Braintree, Massachusetts. Në Liturgji morën pjesë 15 Hierarkë nga të gjitha kishat e tjera Autoqefale, si edhe dy Episkopët e dioqezave shqiptare në Amerikë.Triumfi i Orthodhoksisë me praninë e Fortlumturisë së tij Kryepiskopit Joan mblodhi së bashku në një Tryezë të shenjtë një numër kaq të madh përfaqësuesish nga Kishat Orthodhokse autoqefale pas shumë vitesh. Ndërsa më...
Burimi:
javanews.al