Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Ka hyrë të martën në fuqi vendimi i qeverisë që synon të frenojë pasojat shkatërruese sociale dhe ekonomike të varësisë ndaj bixhozit. Përmes krijimit të një regjistri të ri elektronik, i cili do të administrohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit (AMLF), individët me probleme varësie do të bllokohen nga çdo akses në pikat fizike dhe platformat elektronike të basteve, shkruan rtsh.al. Kjo nismë e trajton varësinë nga lojërat e fatit jo thjesht si një ves individual, por si një kërcënim serioz për stabilitetin financiar dhe familjar, duke i dhënë shtetit dhe familjes një mjet ligjor për të ndërhyrë. Kush mund të kërkojë bllokimin? Një nga risitë më të mëdha të këtij vendimi është se kërkesa për t’u përfshirë në “listën e ndalimit” nuk varet ekskluzivisht nga vullneti...