Mbi 7 mijë raste me kancer në 2025, 2.5% rritje çdo vit! Dominon kanceri i gjirit, shtohen rastet në aparatin tretës

Mbi 7 mijë raste me kancer në 2025, 2.5% rritje çdo vit! Dominon kanceri i gjirit, shtohen rastet në aparatin tretës

Mbi 7 mijë raste të reja me kancer janë regjistruar në Shqipëri vitin që lamë pas. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, rastet me kancer gjiri, në mushkëri dhe në lëkurë, përbëjnë rreth 40% të totalit të pacientëve të diagnostikuar. “Ajo që bie sy është një rritje e vazhdueshme që nga 2015 kur kemi filluar të përdorim këtë metodologji të regjistrit të kancerit në Shqipëri. Pra ka një rritje vjetore prej 2.5- 2.6% çdo vit”, tha Alban Ylli nga ISHP. Edhe pse për vitin e kaluar kanceri i gjirit renditet i pari për nga numri i rasteve të reja, me 805 të diagnostikuar, në dekadën e fundit vihet re një rritje më e shpejtë e kancerit të aparatit tretës, deri në 5.9% në vit. “Kanceri i...