Mbështetje financiare me pagë minimale për 444 studentë ekselentë dhe programeve prioritare, Kumbaro: Viti 2025-2026 shënon kulmin e kësaj politike
444 studentë të ekselencës dhe të programeve prioritare kombëtare do të mbështeten financiarisht nga Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Arsimit të Lartë përmes përjashtimit nga tarifat e studimit dhe njëkohësisht me pagën minimale prej 50 mijë lekë në muaj, për vitin akademik 2025-2026. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, në aktivitetin ku studentët përfitues u pajisën me kontratat e lidhura mes tyre, Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë dhe institucioneve të arsimit të lartë, me pjesëmarrjen e kryetarit të Konferencës së Rektorëve, Artan Hoxha, u shpreh se viti akademik 2025–2026 shënon kulmin e kësaj politike: 444 studentë përfitojnë nga skema, ndërsa mbështetja mujore arrin në 50,000 lekë për secilin. “E institucionalizuar për herë të parë në vitin 2022, kjo skemë është...
Burimi:
javanews.al