Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

Ka nisur këtë të hënë (2 shkurt) procesi i plotësimit të formularit A1, përmes të cilit nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro u është drejtuar maturantëve me një mesazh informues dhe motivues ku nënvizon se zgjedhja e lëndëve ndikon drejtpërdrejt në orientimin akademik dhe studimet e mëtejshme. Ministrja u bën thirrje maturantëve të mos e marrin këtë vendim në mënyrë të nxituar. “Mendojeni mirë këtë vendim të rëndësishëm, këshillohuni me mësuesit tuaj dhe me prindërit, sepse zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve tuaja,” u shpreh ministrja. Ministrja informoi gjithashtu se për maturantët e viteve të mëparshme, aplikimi me formularin A1Z do të zhvillohet në datat 10–11 shkurt, ndërsa Drejtoritë Rajonale...