Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë
Një masiv gurësh dhe dheu ka rrëshqitur në zonën e Kthesës së Dragostunjës, duke bllokuar totalisht aksin Librazhd-Qafë Thanë. Radhët kilometrike të krijuara prej orës 11:00 kanë bllokuara lëvizjen e automjeteve drejt Tiranës dhe anasjelltas. Mësohet se e bllokuar ka mbetur edhe një ambulancë që transportonte të sëmurë. Për shkak të situatës, të sëmurët në ambulancë po transportohen nga mali me barelë në këmbë për të arritur në spital.
Burimi:
javanews.al