“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

Avokati i njohur Saimir Visha, në një intervistë për Klan News të moderatorit Besard Jacaj sot në 4 shkurt foli për çështjen e pagave të gjyqtarëve, funksionimin e SPAK-ut dhe sigurinë në gjykata. Visha u shpreh se pagat për gjyqtarët dhe prokurorët duhet të rriten, pasi ata kanë në duar dosje voluminoze. “Për mua është normale që të gjithë punonjësit e sistemit të drejtësisë duhet që të ketë rritje page. Korrupsioni nuk zhduket vetëm me rritje page, por zbehet ndjeshëm, edhe me faktin që gjyqtari apo prokurori duhet ta ndjejë veten të plotësuar ekonomikisht. Nëse punonjësi i drejtësisë e sheh veten të plotësuar, nuk ka pse shikon duart e qytetarit që gjykon, aq më tepër kur sot gjyqtarët lexojnë shumë e shumë dosje dhe japin...