Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

Rreth 140 operatorë turistikë dhe investitorë të ndryshëm kanë aplikuar në zonat kadastrale të miratuara nga qeveria shqiptare në Bashkinë Maliq, në kuadër të programit “Paketa e Maleve”, një nismë që synon zhvillimin e turizmit malor dhe ekonomisë rurale. Sipas kryetarit të bashkisë, Gëzim Topçiu, zonat e përfshira në këtë program janë të shtrira në njësitë administrative Pojan, Pirg, Gorë dhe Moglicë, ku pritet të realizohen investime të rëndësishme në sektorë të ndryshëm. Kryebashkiaku Topçiu theksoi se projektet e propozuara përfshijnë investime të larmishme, duke nisur nga ndërtimi i bujtinave turistike e deri te zhvillimi i agrobizneseve dhe sipërmarrjeve të lidhura me prodhimin bujqësor dhe përpunimin e produkteve vendase. Një nga operatorët turistikë që ka shfaqur interes te shtuar është Alfred Cenkollari, i njohur për...