Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Lumi Erzen çan argjinaturën: Evakuohen banorët në Katund të Ri, 2500 hektarë tokë nën ujë
Dalja e lumit Erzen nga shtrati ka shkaktuar një situatë alarmante në Durrës, duke përmbytur qindra banesa dhe mijëra hektarë tokë bujqësore. Reshjet intensive kanë sjellë çarjen e argjinaturës në disa pika, duke goditur rëndë njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri. Në Katundin e Ri, situata është kritike në fshatin Erzen, ku çarja e argjinaturës ka detyruar autoritetet të nisin evakuimin urgjent të banorëve. Përveç këtij fshati, uji ka depërtuar edhe në fshatrat Katund i Ri, Katund Sukth dhe Fllakë, duke lënë nën ujë rreth 500 hektarë tokë bujqësore. Në njësinë Sukth, përmbytjet kanë prekur lagjet 2, 3 dhe 4 të qytetit, duke vështirësuar lëvizjen dhe jetesën e qytetarëve. Dëmet në bujqësi këtu janë akoma më të mëdha, ku raportohen rreth 2000 hektarë të...