“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

Qindra qytetarë në Lezhë u mblodhën për të ndezur qirinj dhe për të vendosur lule në kujtim të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj. Mes dhimbjes, lotëve dhe heshtjes së thellë, të pranishmit nderuan jetën e një vajze të re që u shua tragjikisht, ndërsa pranë fotografisë së saj u panë buqeta lulesh dhe qirinj të ndezur që simbolizonin dhimbjen, por edhe solidaritetin me familjen e saj. Të afërm, qytetarë dhe përfaqësues institucionesh qëndruan së bashku për disa momente reflektimi, duke kujtuar një jetë të ndërprerë shumë herët dhe duke ngritur zërin kundër dhunës që vazhdon të prekë gra dhe vajza në Shqipëri. Atmosfera e homazheve ishte e mbushur me emocione të forta, ndërsa shumë prej të pranishmëve e përjetuan këtë moment si një thirrje për ndërgjegjësim dhe...