Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
LIVE-Vigjilje e Krishtlindjes/ Rama viziton Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në vigjilje të Krishtlindjes, duke u ndalur pranë fëmijëve që po kalojnë festat nën kujdesin mjekësor, si edhe në Shërbimin Onkologjik, ku po rriten kapacitetet e trajtimit. Gjatë vizitës, Kryeministri përcolli urimet e fundvitit për pacientët dhe familjarët e tyre, duke vlerësuar përkushtimin e stafit mjekësor që vijon të ofrojë shërbim edhe gjatë ditëve festive. Në Shërbimin Onkologjik, ai u njoh nga afër me investimet dhe përmirësimet e fundit që synojnë rritjen e cilësisë dhe aksesit në trajtim për pacientët.