Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Me shkëlqim dhe përkushtim u kremtua sot Liturgjia Hyjnore festive në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, me rastin e festës së Rrethprerjes së Zotit dhe kujtimit të Shën Vasilit të Madh.  Liturgjia u krye nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, së bashku me Mitropolitin e Beratit, Hirësi Astin, dhe klerikë të Kryepeshkopates.  Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore, Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, Arkimandriti Ignat Todri, në emër të klerikëve dhe besimtarëve të Kishës Orthodhokse, përcolli urime të përzemërta për 70-vjetorin e Kryepiskopit Joan, duke vlerësuar jetën dhe shërbesën e tij si hierark, bari dhe dëshmitar i besimit në kohë të vështira.  Në fjalën e tij u theksua rrugëtimi i Fortlumturisë së Tij nga vitet e përndjekjes fetare, pjesëmarrja në Kishën e nëndheshme, formimi theologjik, shërbesa shumëvjeçare në...