Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën pa të Shtunë e pa të Dielë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën pa të Shtunë e pa të Dielë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private po vijon në të gjithë vendin.  Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga një ndërhyrje në terren, duke theksuar se operacioni “vijon pa pushim”.  “Vijojmë punën, pa të shtunë, pa të dielë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.  Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.  Aksioni, i nisur në korrik, është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.