Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Nis zbatimi i Ligjit të ri “Për Kujdesin Alternativ në Familje”, një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare që vendos në qendër fëmijët dhe familjen, në kuadër të reformës së deinstitucionalizimit dhe përmbushjes së një prej kushteve të ndërmjetme në fushën e të drejtave themelore, si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë bashkëbisedimit me familjet kujdestare në Shkodër, vlerësoi rolin e tyre në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbështetës për fëmijët pa kujdes prindëror, ndërsa theksoi rolin kyç të ligjit të ri në fuqizimin e kujdesit alternativ. “Çdo fëmijë meriton të rritet në një familje. Ligji i Kujdesit Alternativ është hartuar dhe po zbatohet në përputhje...