Leku forcohet, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta! Ekspertët: Efektet nuk po reflektohen te qytetarët

Leku forcohet, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta! Ekspertët: Efektet nuk po reflektohen te qytetarët

Forcimi i lekut në raport me euron pritej të ulte kostot e importit dhe të sillte lehtësim për qytetarët. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, euro është zhvlerësuar rreth 2% gjatë vitit 2025, duke shkuar nga 98.23 lekë në fillim të janarit në 96.56 lekë më 19 dhjetor. Megjithatë, ky dobësim i euros nuk po reflektohet te çmimet e produkteve bazë, të cilat vijojnë të jenë të larta. “Pjesa e luhatjes e rritjes së çmimeve është abuzive, se sa është një çmim që e reflekton çmimi final i produktit. Kursi i këmbimit duhej të reflektohej e duhej të kishte çmime më të ulëta”, u shpeh Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie. Situata bëhet më e ndjeshme në periudha festive dhe sezonale, ku rritja e...