Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

Kanë mbërritur pajisjet për riparimin e defektit të ujësjellësit të ri të Vlorës. Tre pajisjet nga Stambolli, mbërritën me urgjencë me një avion të kompanisë “Air Albania“. Vlora vijon të vuajë prej katër ditësh nga mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e një avarie të rëndë në linjën kryesore furnizuese. Situata ka shkaktuar pakënaqësi të fortë te qytetarët, të cilët që prej ditës së djeshme kanë dalë në protestë, protesta që kanë vijuar edhe sot. Gjatë tubimeve janë shënuar edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe tensione pranë disa institucioneve, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për furnizimin me ujë. Lidhur me situatën, pak orë më më parë reagoi edhe Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini. Ajo e...