“Kushte të larta sigurie në Rinas”/ Kreu i Aviacionit Civil: Linjat e reja të fluturimeve që do shtohen
Kreu i Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj, i ftuar në studion e lajmeve në Klan News këtë të martë, 13 janar, foli mbi linjat e reja që do të operojnë në Shqipëri, sigurinë e aeroportit dhe mënyrën e funksionimit të aviacionit civil. I pyetur për anulimet e fluturimeve në rastet e kushteve të këqija të motit, Ethemaj u shpreh se Aviacioni Civil ka si parim bazë që, nëse një udhëtim nuk është i sigurt, fluturimet nuk nisin. “Në një mot të vështirë, është më mirë të mos kryhet fluturimi”, tha kreu i Aviacionit Civil, ndërsa shtoi se në raste të tilla, kur ka anulime, udhëtarët nuk kompensohen, “pasi kemi të bëjmë me raste force madhore, moti konsiderohet i tillë”. Sa i përket risive, vitin e ardhshëm, sipas Ethemaj,...
Burimi:
javanews.al