Kumbaro: Miratohet granti 11,2 miliardë lekë për Institucionet e Arsimit të Lartë! Kërkimi shkencor duhet t’i prijë tregut

Kumbaro: Miratohet granti 11,2 miliardë lekë për Institucionet e Arsimit të Lartë! Kërkimi shkencor duhet t’i prijë tregut

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, mori pjesë në Konferencën e Rektorëve, ku të pranishëm janë 40 rektorë të universiteteve publike dhe jopublike të Shqipërisë, si edhe kryeministri Edi Rama.  Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro njoftoi se janë miratuar grantet për Insitucionet e Arsimit të Lartë publike përmes vendimit të bordit të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, por duke kërkuar edhe një raport më transparent për sa i përket mënyrës se si menaxhohen këto fonde.  “Është një mbështetje prej rreth 11,2 miliardë lekë, ose 115 milionë euro, si grant për mësimdhënien, që ndahet në Fond Institucional dhe Fond për Mbështetjen Studentore duke mbështetur me paga rreth 5,800 personel akademik dhe administrative në 14 universitetet publike dhe mbi 12,000 studentë ekselentë apo me nevoja sociale, përmes skemës së bursave.  Por po shfrytëzoj këtë komunikim, për të nisur...