Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Kushdo që zgjedh një profesion apo vend pune e bën këtë, në fund të fundit, me një synim të qartë: Të maksimizojë të ardhurat. Në një treg pune që po ndryshon shpejt, me kërkesë në rritje për disa profesione dhe mungesë punonjësish në të tjera, pagat po bëhen një tregues i qartë se ku po zhvendoset ekonomia. Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto arriti në 84 mijë lekë në vitin 2025, duke u rritur me 8.6% në krahasim me një vit më parë. Rritja është reflektuar pothuajse në të gjitha sektorët e ekonomisë dhe në shumicën e profesioneve, por disa prej tyre kanë përfituar më shumë se të tjerët nga zhvillimet e fundit ekonomike. Sektorët që paguajnë më shumë Sipas aktiviteteve ekonomike, aktivitetet financiare dhe të...