Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë
Importet e zarzavateve në Shqipëri vijojnë të mbeten në nivele të larta, duke reflektuar një varësi të qëndrueshme nga tregjet e huaja për furnizimin me produkte bazë ushqimore. Të dhënat më të fundit tregojnë se muaji shkurt 2026 shënoi një nga nivelet më të larta historike, si në vlerë ashtu edhe në sasi. Në total, gjatë shkurtit 2026 u importuan rreth 9.1 mijë tonë zarzavate, me një vlerë prej afro 578 milionë lekësh. Ky nivel e rendit muajin shkurt 2026 si të tretin më të lartë që nga janari i vitit 2005, duke konfirmuar një trend në rritje të importeve në këtë sektor. Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, importet paraqiten në rritje si në vlerë ashtu edhe në sasi. Rritja...
Burimi:
javanews.al