Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.