Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kthehen për të kaluar festat me familjarët, fluks lëvizje e qytetarëve në Kapshticë dhe Qafë Thanë
Fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të vendit tonë vijon të mbetet i lartë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës. Sipas raportimeve vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga vendi fqinj drejt Shqipërisë kanë hyrë 4 808 shtetas, kryesisht shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, ndërsa kanë dalë 2 431 shtetas. Për të përballuar fluksin në rritje të emigrantëve, Policia Kufitare po operon me katër sportele në hyrje dhe tre sportele në dalje, ku përfshihet edhe korsia e dedikuar për mjetet e rënda dhe autobusët. Situata paraqitet e ngjashme edhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, ku fluksi vijon të jetë i lartë si në hyrje ashtu edhe në dalje. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë 3 260 shtetas...